Telegrafi

U rikthye mbi peshë nga Kupa e Botës, Guardiola ia tregon vendin yllit të ekipit duke e përjashtuar nga ndeshja

Kalvin Phillips është një nga blerjet më të shtrenjta të Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.

Mirëpo kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga transferimi i tij te Manchester City, Phillips nuk po luan fare.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me fanellën e Cityt ku në total ka 54 minuta duke mos lënë fare gjurmë.

Phillips ishte i grumbulluar nga Gareth Southgate në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, por duket se as kjo aventurë nuk ka qenë e mirë për anglezin.

Ai është rikthyer në klubin e tij Manchester City si mbipeshë dhe këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola duke e lënë jashtë sfidës me Liverpoolin, pasi nuk e grumbulloi as në bankën rezervë.

“Philliphs nuk ka asnjë lëndim, thjesht është jashtë skuadrës pasi u rikthye mbipeshë në stërvitje”.

“Nuk është në kondicionin e duhur për të luajtur”, ka deklaruar trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Kujtojmë që City arriti fitore ndaj Liverpoolit në kuadër të 1/8 së finales në Carabao Cup me rezultat 3-2. /Telegrafi/