Ky është momenti emocional kur një nënë shpërthen në lot kur përqafon djalin e saj biologjik për herë të parë në gati tre dekada, pasi u ndërrua aksidentalisht gjatë lindjes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata u ribashkuan në Kinë dy muaj pasi gruaja zbuloi se fëmija që kishte rritur për 28 vjet ishte dikush tjetër përmes një testi të ADN-së.
Nëna, e njohur si Jiang Yanli, ishte duke u përpjekur t’i dhuronte një pjesë të mëlçisë djalit të saj të prekur nga kanceri kur bëri zbulimin tronditës.
Spitali ku zonja Jiang lindi, tha se ata do të hetojnë aksidentin që kishte ndryshuar jetën e dy familjeve përgjithmonë.
Djali i zonjës Jiang, i njohur si Zhang Qi, ka qenë duke marrë trajtim në një spital në qytetin jug-lindor kinez Nanchang pasi ai u diagnostikua me kancer të mëlçisë në fund të shkurtit.
Nëna kineze vendosi të shpëtojë jetën e djalit të saj duke duke dhuruar një pjesë të mëlçisë së saj atij – kur edhe zbuloi se llojet e tyre të gjakut nuk përputheshin.
Familja më pas mori një test ADN dhe zbuloi se djali i tyre i 28 viteve nuk ishte fëmija i tyre biologjik.
Duke shpresuar të gjejnë prindërit e lindjes së Zhang për transplantim të mëlçisë, Jiangs gjurmoi të dhënat mjekësore në Spitalin Huaihe të Universitetit Henan, ku nëna lindi.
Kështu doli se djali i vogëlushes së zonjës Jiang u dorëzua gabimisht tek një nënë tjetër, e cila gjithashtu lindi pothuajse në të njëjtën kohë, më 15 qershor 1992.
Me ndihmën e policisë lokale, Z. dhe Zonja Jiang u bashkuan më në fund me djalin e tyre biologjik, të njohur si Guo Ming, më 17 prill.
Një video emocionale kapi momentin kur zonja Jiang takoi djalin e saj të humbur për herë të parë për herë të parë pas 28 vjetësh. /Telegrafi/