Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i kuvendit, Xhaferi, tha se dita e sotme do të shënohet si moment historik në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje për shkak të hapit të madh që bënë për të përmbyllur bisedimet shumëvjeçare ndërmjet dy vendeve me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, me të cilin tha se pret që bashkëpunimet konkrete të intensifikohen duke cekur dobitë që mund ti ketë Maqedonia nga përvojat e Bullgarisë gjatë proceseve të integrimit në BE she NATO.
Kryeministri bullgar Borisov gjithashtu shprehu kënaqësinë nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshje, si tejkalim i mosmarrëveshjeve që kanë pasur dy shtetet për shumë dekada.
Xhaferi shfrytëzoi këtë rast për të dërguar ftesë zyrtare deri te homologu i tij bullgar Dimitar Gllavçev, për ta vizituar Republikën e Maqedonisë gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, kur Bullgaria do të jetë udhëheqëse e Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të ishte impuls i ri për synimet euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/