Pasi qytetarët e Suharekës kishin raportuar në ndreqe.com se një tabelë e cila emërtonte një rrugë ishte rrëzuar në tokë, komuna ka reaguar në rregullimin e saj.
Kjo është bërë e ditur në platformën ndreqe.com e publikuar në rrjetin social në Facebook.
“Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Suharekës për dëmtim të shenjës së emërtimit të rrugës në platformën www.ndreqe.com është sanuar nga Komuna. Raportimin mund ta shihni në: https://ndreqe.com/report/5485
Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në status.
Ndryshe, në platformën “ndreqe.com”, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për probleme të ndryshme që hasin në vendin ku jetojnë. /Telegrafi/