Site icon Telegrafi

U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë bariu në Finiq

Është gjetur i pajetë bariu Taqi Bërxulla, i cili një ditë më parë u denoncua nga familjarët i humbur në Finiq të Sarandës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte rënë në një greminë pranë vendit ku kishte dalë për të kullotur. Familjarët bënë denoncim dje në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre.

Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun por nuk asnjëri prej tyre nuk kishte informacion për të.

Exit mobile version