Site icon Telegrafi

U raportua si i zhdukur, por u gjet në burgun e Sirisë – shtetasi amerikan flet pas lirimit

Një burrë që mendohet të jetë një shtetas amerikan i zhdukur, është gjetur në Damask, Siri, duke u thënë gazetarëve se ishte liruar së fundmi nga burgu.

Burri besohet të jetë banor i Misurit, Travis Timmerman, 29 vjeç, dhe ai u gjet nga banorët duke u endur zbathur në një lagje në jug të Damaskut.

“Emri im është Travis dhe jam nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ai në një video të postuar në rrjete sociale.

Një alarm se Timmerman ishte zhdukur u postua nga policia hungareze në qershor, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Duke folur për CBS News, shtetasi amerikan tha se ai ishte mbajtur në një burg sirian për shtatë muaj pasi kishte hyrë në vend pa leje.

Por, sipas tij, koha e mbajtjes në burg “nuk ishte shumë e keqe”.

“Nuk jam rrahur kurrë. E vetmja pjesë vërtet e keqe ishte se nuk mund të shkoja në tualet kur doja. Më lëshonin vetëm tre herë në ditë për të shkuar në tualet”, tha ai.

Ndryshe, SHBA është “në dijeni të raporteve të një amerikani të gjetur jashtë Damaskut dhe kërkon të ofrojë mbështetje”. /Telegrafi/

Exit mobile version