Telegrafi

U raportua se do të largohej, ylli i Barcelonës i sigurt se do të mbetet pjesë e ekipit

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen, nuk e ka në plan që të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Blaugranasit pritet t’i nënshtrohen disa ndryshimeve para sezonit 2024/2025, duke filluar që nga largimi i trajnerit Xavi Hernandez në qershor.

Zëvendësuesi i Xavit do të ketë një buxhet për të punuar me të gjatë muajve në vazhdim, por klubi ende po synon që të bëjë shitjen e disa lojtarëve.

Christensen ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Katalonia, teksa kishte tërhequr interesim nga Gjermania dhe Italia dhe çmimi i tij mendohej të ishte rreth 40 milionë euro.

Kontrata e tij aktuale me Barcelonën skadon në 2026, dhe nuk ka ende ndonjë shenjë se do të zgjatet më tutje, por reprezentuesi danez është i vendosur që të qëndrojë.

“Nuk kam asnjë dyshim se do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time dhe jam i lumtur”, ka thënë Christensen në një intervistë për TV3.

Xavi e vendosi Christensenin në mesfushë për shkak të krizës së lëndimeve, ku ani pse në një pozitë jo natyrale për të, ai e demonstroi aftësinë që ka për të luajtur në role të ndryshme./Telegrafi/