Milani po kalon në një formë katastrofale së fundmi, pasi ata nuk kanë shijuar fitore në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Tri humbje dhe një barazim qëndron bilanci i ‘Rossonerëve’, diçka që ka shkaktuar zhurmë në Itali, duke u vënë në dyshim pozita e trajnerit Sergio Conceicao.
Në fakt, ka qenë vet Conceicao ai i cili ka adresuar publikisht thashethemet për dorëheqjen e tij pas humbjes së tretë radhazi në Serie A.
Ai ka konfirmuar se nuk e në plan të tërhiqet dhe se ka mbështetjen e plotë të skuadrës.
“Dorëheqje? Gjithçka që më intereson është të mos i shoh lojtarët të zhgënjyer pas një ndeshje”.
“Nëse ndihmon, unë do të punojë më shumë, kështu që nuk po planifikoj të jap dorëheqje, veçanërisht pasi kam mbështetjen e plotë të skuadrës”.
“Për momentin, rruga e vetme është që të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë për ngjyrat që i përfaqësojmë”.
“Lojtarët po dërgojnë sinjale pozitive në stërvitje. Ata po përmirësohen, por është e vështirë t’i kontrollosh gjërat në fushë në një situatë kaq të vështirë”, ka thënë Conceicao./Telegrafi/