Site icon Telegrafi

U raportua se kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë mori pjesë në takimin me Vuçiqin, deklarohen nga KGJK-ja

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Serbi dje ka mbajtur një mbledhje të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë mbledhje nga mediat serbe u raportua se kanë marrë pjesë edhe punonjës të institucioneve të Kosovës, përkatësisht gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe të zinxhirit komandues operativ të Policisë së Kosovës në veri.

Lexo po ashtu Eprorët e Policisë së Kosovës rreshtohen para Milan Radojiçiqit dhe Aleksandar Vuçiqit

Lidhur me këto raportime Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci është duke shqyrtuar këto raportime.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version