Fabio Paratici më në fund ka vendosur të flas hapur rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Ylli portugez u kritikua shumë pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Porto në 1/8 e finales.
Lojtari 36-vjeçar ishte shmangur në murin e gjallë, duke bërë që Porto të shënonte golin e kualifikimit.
Por, drejtori sportiv i kampionit nga Serie A ka thënë se pesë herë fituesit i Topit të Artë do të qëndrojë edhe më tej në Torino.
“Ne kemi vendosur të mbajmë Cristiano Ronaldon. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do të qëndrojë me ne”, ka bërë të ditur Paratici për Sky Sport.
Përveç portugezit, te Juventusi do të qëndrojë edhe Andrea Pirlo, mirëpo nuk dihet nëse do të jetë si trajner apo si ndihmës.
Juventusi është aktualisht në vendin e tretë në Serie A me 55 pikë, dhjetë më shumë se lideri, Interi. /Telegrafi/
Juventus director Fabio Paratici to Sky Sport: “We’ve decided to keep Cristiano Ronaldo. He’s the best player in the world and he’ll stay with us”. 🇵🇹 #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 21, 2021