Policia e Kosovës sot raportoi se më 24.02.2025 janë zhdukur dy të mitur (vajzë e djalë) në Prishtinë.
E në lidhje me këtë rast në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria kanë bërë të ditur se është iniciuar rasti në departamentin për të mitur.
Sipas tyre Prokurori i çështjes në koordinim me Policinë e Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe mbledhjen e provave të nevojshme për rastin konkret.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se rasti është iniciuar për zhdukjen e dy (2) të miturve, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në departamentin për të mitur, andaj
Prokurori i çështjes në koordinim me Policinë e Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe mbledhjen e provave të nevojshme për rastin konkret”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërkaq, zhdukjen e tyre e kanë raportuar të nënat e fëmijëve, të cilat kanë deklaruar se më 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë e vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer. /Telegrafi/