Robert Lewandowski ishte i tmerruar të enjten kur mbërriti në “Ciudad Deportiva Joan Gamper” përpara seancës stërvitore pasdite të Barcelonës.
Një orë, me vlerë 70 mijë euro, iu vodh sulmuesit polak kur ai u ndal për të përshëndetur dhe për të bërë foto me tifozët që prisnin lojtarët në Sant Joan Despi.
Një tifoz arriti të hapte derën anësore të pasagjerit dhe mori orën, pa u vënë re nga Lewandowski.
Sulmuesi ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka marrë deklaratën e tij, ka arrestuar hajdutët dhe ka gjetur sendin e vjedhur.
Raportimet fillestare thanë se telefoni celular i Lewandowskit ishte vjedhur, por më vonë u vërtetua se ishte ora e tij.
Incidenti nuk e pengoi sulmuesin të stërvitej normalisht përpara ndeshjes të së dielës kundër Real Sociedad.
Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të pakëndshme në Ciudad Deportiva, me tifozët që së fundmi kanë fyer Frenkie de Jong. /Telegrafi/