Qytetarët e Komunës së Istogut kanë dërguar ankesa në platformën ndreqe.com se në disa hapësira të gjelbra të kësaj komune ka mbeturina.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Ndreqe.com bëhet e ditur se qytetarët dërguan katër ankesa në këtë platformë, të cilat raportime më pas kanë gjetur zgjidhje nga Komuna e Istogut.
“Katër ankesa të qytetarëve në platformën Ndreqe.com e kanë gjetur zgjidhje nga Komuna Istog.
Raportimet kishin të bëjnë me hapësira të mbuluara me mbeturina, të cilat u larguan së fundmi nga KRM-Ambienti, Istog. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në postimin e Ndreqe.com.
Ndërkaq, për çdo parregullsi apo problem në komunën tuaj raportoni në platformën “Ndreqe.com”, në mënyrë që zgjidhja të jetë më e shpejtë. /Telegrafi/