Pasi qytetarët e Prishtinës kishin raportuar në ndreqe.com se kockat e një rruge ishin prishur ( me ç’rast ishte formuar një gropë), komuna ka reaguar në rregullimin e saj.
Kjo është bërë e ditur në platformën ndreqe.com e publikuar në rrjetin social në Facebook.
“Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Prishtinës për gropë në rrugë në platformën ëëë.ndreqe.com është sanuar nga Komuna. Raportimin mund ta shihni në: https://ndreqe.com/report/4744. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në postim.
Ndryshe, në platformën “ndreqe.com”, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për probleme të ndryshme që hasin në vendin ku jetojnë. /Telegrafi/