G. M. nga Prizreni që nga dita e premte është larguar nga shtëpia.
Ajo u nis për në shkollë por që nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.
15 vjeçarja 24 orë pasi u zhduk, iu drejtua të ëmës me një mesazh se është mirë dhe të mos ta kërkojnë, njofton Klan Kosova.
Madje nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.
Rastin babai i 15 vjeçares familjarët e kanë raportuar edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.
Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për vajzën t’i njoftojë.
https://youtu.be/AfCeoX4Z9k8