Telegrafi

U raportua disa herë për një rrugë të dëmtuar në një fshat të Obiliqit, flasin nga komuna

Intervenimi nga komuna i rrugës "Sadikaj", në fshatin Siboc të Obiliqit

Qytetarët e Komunës së Obiliqit kanë raportuar disa herë në ndreqe.com për një rrugë e cila aktualisht është e dëmtuar në fshatin Siboc të kësaj komune.

Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Obiliqit, Avdyrrahman Krasniqi, i cili tha se në këtë rrugë vetëm këtë vit është intervenuar dy herë.

Mirëpo, siç tha ai për shkak se në këtë rrugë rrëshqet vazhdimisht dheu, kjo rrugë është duke u dëmtuar sërish.

Krasniqi tha se këtë problem do ta zgjidhin, por pasi të ndalojnë reshjet e shiut.

“Është intervenuar dy herë  në muajin janar dhe mars, brenda këtij viti. Dheu po rrëshqet vazhdimisht…në të ardhmen do e shohim se si do e rregullojmë këtë çështje në momentin që të ndalojnë reshjet”, ka thënë Krasniqi.

Telegrafi po ashtu ka siguruar fotografi të rregullimit të kësaj rruge, e cila po prishet sërish.

Intervenimi nga komuna i rrugës “Sadikaj”, në fshatin Siboc të Obiliqit
Intervenimi nga komuna i rrugës “Sadikaj”, në fshatin Siboc të Obiliqit

 

 

Intervenimi nga komuna i rrugës “Sadikaj”, në fshatin Siboc të Obiliqit
Lexo po ashtu Pas raportimit nga qytetarët, vendoset kapaku i një pusete në Obiliq

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj, në ndreqe.com. /Telegrafi/