Site icon Telegrafi

U qëllua tre herë nga afër, 39-vjeçari i vrarë në Tiranë me dy identitete

Një 39-vjeçar mbeti i vrarë në orët e vona të së dielës, në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë.

Në të gjitha dokumentet që iu gjetën me vete, identiteti i viktimës rezulton Briken Sanaj, por nga rojet private të rezidencës te Kodra e Diellit njihet si Anton Gjini.

Ai kishte më shumë se një vit rezident te Kodra e Diellit. Burime bëjnë me dije se viktima, pasi ka mbyllur makinën në garazh është takuar me dy a tre shokë të tij.

Në këtë moment nga një distancë e afërt është qëlluar me kallashnikov tri herë nga një makina Benz, e cila pak pas ngjarjes u gjet e djegur në zonë e Kasharit. /Euronews Albania/

Exit mobile version