Një irakian është qëlluar nga një snajper i ISIS, vetëm e vetëm pse kishte pranuar ujë nga trupat qeveritare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas medieve të huaja, fotografitë shokuese tregojnë viktimën në momentet kur ai vihet në cakt snajperit, pasi ai kishte marrë një shishe plastike nga pjesa e prapme e një kamioni.
Ushtria irakiane, e cila ka shpërndarë imazhet në llogarinë e saj në Twitter, thonë se ai më pas u qëllua për vdekje.
Gjithsesi, sipas medieve të huaja, nuk është ende e qartë se ku apo kur janë marrë fotot, por forcat qeveritare thonë se ata janë publikuar fillimisht nga ISIS.
Pamjet vijnë pasi ishte pohuar se grupi terrorist kanë shpërndarë snajperistë, në një përpjekje për të mbrojtur “kalanë” e Mosulit nga avancimi i forcave irakiane. /Telegrafi/