Site icon Telegrafi

U qëllua me pushkë gjatë protestave të ‘Black Lives Matter’, ndërron jetë burri në SHBA

Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u qëllua për vdekje të shtunën gjatë protestave të “Black Lives Matter” në Teksas.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara në mediet sociale, tregojnë momentin e qytetarëve pas incidentit vdekjeprurës.

Autoritetet në qytetin e Austin, thonë se nuk u raportua për viktima të tjera, ndërsa askush tjetër nuk u lëndua.

Personi i cili vdiq në Teksas u qëllua me pushkë derisa qëndronte në makinën e tij, ndërsa i dyshuari u arrestua nga policia.

Protestat kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë u nxitën në shumë vende të botës, pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë arrestimit në Minneapolis.

Floyd vdiq pasi një polic ia vendosi gjurin në qafë për gati nëntë minuta, dhe i njëjti nuk mund të merrte frymë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=T9UQvpHllFA

Exit mobile version