Telegrafi

U qëllua në gjoks me shigjetë, vazhdoi të qëndronte i qetë derisa argumentonte me fqinjin

Shaun Reynold nga Bathgate e Skocisë, është qëlluar me shigjetë në gjoks, nga harku që u lëshua prej fqinjit të tij Ralph Muir.

Të dy fqinjët kishin pasur mosmarrëveshje, që rezultoi me përdorimin e armës së ftohtë të njërit prej tyre, gjë që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme viktimës, por jo me pasoja për jetën, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, Reynold shihet që vazhdon të qëndrojë i qetë derisa argumentonte me fqinjin, megjithëse në gjoks e kishte shigjetën.

Kur doli para gjykatës, Miur pranoi se kishte qëllim ta vriste fqinjin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me të.

Ditë më parë, ai e kishte formuar me dorë atë që duket si armë dhe ia kishte drejtuar fqinjit, ndërsa e kërcënonte me fjalë të ndryshme.

Atë e kishin lajmëruar në polici për ‘sjellje jo sociale’, ndërsa mbi të nuk është intervenuar, derisa kreu sulmin. /Telegrafi/