Site icon Telegrafi

U qëllua me armë me silenciator brenda makinës së punës, detaje nga vrasja në Tiranë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të premte në Tiranë, ku një 48-vjeçar u gjet i ekzekutuar me armë zjarri brenda një makine. Viktima është shtetasi Lulzim Visha, i cili punonte si postier.

Ai u gjet brenda makinës së punës me logon e një poste private, në fshatin Zall Mner. Nga informacionet e para hetimore, dyshohet se 48-vjeçari mund të jetë vrarë me silenciator, pasi banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa në makinë janë gjetur më shumë se 10 gëzhoja pistolete.

Bëhet me dije se policia është vënë në kërkim të një automjeti tip “Porsche”, ngjyrë e zezë, që mund të jetë mjeti me të cilin kanë lëvizur autorët.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hasmërisë të mundshme mes viktimës, Lulzim Visha, dhe personave të tjerë. Vëllai i viktimës, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar me 12 vjet për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Ai e ka shlyer dënimin, por është arrestuar shumë vonë pas vrasjes, më 5 tetor 2009. Aktualisht Besnik Visha është jashtë shtetit. Përveç hasmërisë, policia po heton edhe konfliktet që mund të ketë pasur së fundmi, edhe viktima, edhe i vëllai.

Exit mobile version