Site icon Telegrafi

U provokua nga pyetja, banditi i thyen hundën gazetarit, pastaj e sulmon me një gyp metali (Video,+16)

Një bandit është kapur duke goditur brutalisht një gazetar pasi u pyet për lidhjet e tij të dyshuara me politikën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje tronditëse të cilat tregojnë se si Roberto Spada, një i njohur për palestër, iu përgjigj me një goditje gazetarit të televizionit italian, Daniele Piervincenzi, para se ta sulmonte atë edhe me një gyp metali.

Daniele, i cili punon për transmetuesin Rai, u la me një hundë të thyer pas sulmit horror – i cili u kap nga kamerat.

Roberto Spada është një klan i njohur i cili është përballur me akuzat për drogë dhe korrupsion në Ostia, në perëndim të Romës. Vëllai i tij është shefi i krimeve lokale Carmine Spada.

Ai ishte si pjesë e një hetimi në grupin fashist Casapound, të cilin Spada akuzohej se po e mbështeste. /Telegrafi/

Exit mobile version