Policia e Kosovës bën të ditur se rreth 30 persona kanë protestuar te shkolla “Mihal Grameno”, lidhur me pakënaqësinë rreth orarit të nxënësve të kësaj shkolle.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
“Raportohet se rreth 30 persona, kanë protestuar te shkolla ‘Mihal Grameno’ lidhur me pakënaqësinë e tyre rreth orarit të nxënësve të kësaj shkolle. Protesta ka përfunduar e qetë, pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/