Site icon Telegrafi

U promovua Buletini i dytë i Praktikës Gjyqësore i Gjykatës së Apelit

Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, sot u bë promovimi i Buletinit të Dytë të Gjykatës së Apelit, përmbledhje kjo që ka për synim unifikimin e praktikes gjyqësore dhe interpretimin unik të dispozitave ligjore.

Në ceremoninë e organizuar lidhur më këtë rast, të pranishmit i përshëndeti ushtruesja e detyrës së kryetarit të Gjykatës Tonka Berishaj, ndërsa një fjalë rasti e mbajti udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda, Xhevdet Abazi.

Ky i fundit tha se botimi i këtij buletini është shumë i rëndësishëm për punën e mëtutjeshme te gjykatave, sidomos ato te shkallës se parë.

Sipas tij, përfitues nga kjo vepër, do të jenë, jo vetëm gjyqtarët, por edhe zbatuesit tjerë të ligjit në përgjithësi, si prokurorët, avokatët dhe por edhe organet tjera, si dhe studiuesit e drejtësisë.

Exit mobile version