Ndër eksponatet e ekspozuara në ekspozitën ushtarake ndërkombëtare “Ushtria 2017” në Rusi janë edhe disa “trofe” nga Siria – armë këto të përdorura nga grupe terroriste nga ushtria siriane.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për armë të “konfiskuara” të llojeve të ndryshme, që nga mortaja të bëra me dorë deri te armët e këmbësorisë dhe eksplozivët.
Armët e treguara aty, siç thuhet më tej, janë të marra kryesisht në krahinat e Aleppo, Homs dhe Hama në operacionet kundër grupit terrorist “Shteti Islamik” dhe “Al-Nusra”.
Shumica e eksponateve, bëhet e ditur, u bënë në punëtori të improvizuara nga terroristët nga materiale të ndryshme në dispozicion të tyre.
Pajisjet terroriste të ekspozuara përfshijnë mortaja të bëra nga tubacionet e ujit, disa raketa të improvizuara, armë të kalibrit 305 milimetër e kështu me radhë.
Një pjesë e ekspozitës së mbajtur në Rusi, gjithashtu tregon prodhime të projektileve të mbushura me substanca toksike.
Siç shtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, xhihadistët i përdornin armë të tilla kimike të improvizuara për të terrorizuar popullsinë civile. /Telegrafi/