Site icon Telegrafi

U prit nga Rama në portin e Vlorës, kryeministrja e Italisë mbërrin te vilat qeveritare

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka mbërritur tek vilat qeveritare në Vlorë.

Meloni e cila do të qëndrojë 2-3 ditë me pushime në vendin ton, u prit në portin e Vlorës nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Me këtë të fundit, kryeministrja italiane do të zhvillojë dhe një takim, por nuk dihet se çfarë do të flasin.

Meloni erdhi  në vendin tonë me traget privat, ndërsa shoqërohet nga familja e saj.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

”Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, tha Rama.

Pyetjes a është Giorgia trashëgimtare e Berluskonit, ai iu përgjigj: ”Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”.

Exit mobile version