Rreth 266 familje në Manzë, Durrës, për pak ditë do të hyjnë në apartamentet e reja.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndau pamje nga pallatet e përfunduara në Manzë.
Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.
Në lagje do të jetë edhe kopshti dhe shkolla 9-vjeçare. Për kantierin e lagjes së re u angazhuan rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.
Manza, bashkë me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të jenë lagjet e reja model të Programit të Rindërtimit.