Në Ministrinë e Kulturës u bë pranim-dorëzimi i funksioneve ndërmjet ish-ministres Elizabeta Kançeska-Milevska, dhe ministrit Robert Alagjozovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Alagjozovski ka deklaruar se qëllimi kryesor i programit është aspekti i demokracisë kulturore, zgjidhjes së problemeve në këtë sferë dhe reformat.
Ai u zotua se nuk do të ketë revanshizëm, por do të ketë ndryshime vetëm aty ku do të vërtetohet punë e paligjshme./Telegrafi/