Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u bë pranim-dorëzimi i funksioneve ndërmjet tashmë ish-ministrit Pishtar Lutfiu, dhe ministres së re, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, në konferencën për shtyp, Lutfiu i shprehu suksese të shumta ministres së re, duke u shperhur se do të jetë në shërbim të saj, nëse është e nevojshme në të ardhmen.
Nga ana tjetër, ministresha Deskoska tha se e presin sfida të shumta në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në vend, duke u zotuar se do të angazhohet për arsim që do të thotë motivim për fëmijët, profesorët, si edhe motivim për arritje të mëdhaja./Telegrafi/