Telegrafi

U bë pjesë e një seriali turk, Arbnora Ademaj thotë se ka qenë shumë e vështirë për të mësuar gjuhën turke

Foto: Instagram

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ditë më parë bëri zyrtarisht debutimin në kinematografinë turke.

Ajo u bë pjesë e serialit të ri turk të quajtur “Kirik Hayatlar”, që nisi transmetimin rreth një javë më parë në Kanal D.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

“Sa ka qenë e lehtë apo e vështirë ta mësosh gjuhën turke?”, ka qenë njëra nga pyetjet e drejtuar nga një ndjekëse.

“Shumë e vështirë, por kur dëshiron të arrish diçka duhet shumë punë. Faleminderit shumë”, u përgjigj Arbnora.

Lexo po ashtu Arbnora Ademaj bën debutimin zyrtarisht në kinematografinë turke, sot nis me serialin “Kirik Hayatlar”

E njëjta më pas u pyet për gjuhën turke, ndërsa mori përgjigjen se e ka mësuar që tre muaj.

“E kam mësuar që tre muaj, dy muaj kam bërë kur intensiv”, ka thënë më tej aktorja.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

Arbnora më tej zbuloi se do jetë e pranishme edhe në të tjera projekte filmike. /Telegrafi/