Site icon Telegrafi

U bë pjesë e luftës ndaj Ukrainës për t’i shpëtuar burgut – konfirmohet vdekja e ish-yllit të Rusisë

Një ish-lojtar i Rusisë ka mbetur i vdekur në luftën që po zhvillohet ndaj Ukrainës, ka konfirmuar babai i tij. 

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin rus Aleksei Bugayev, i cili pati dy paraqitje për Rusinë në Euro 2004, e cila u mbajt në Portugali. 

Ai kishte luajtur për 90 minuta në fitoren ndaj Greqisë me rezultat 2-1, ani pse ekipi që atë kohë drejtohej nga Goergi Yartsev përfundoi e fundit në grupin e tyre dhe u eliminua nga gara. 

Bugayev më vonë u paraqit edhe në kualifikueset për Botërorin e vitit 2006, por ata nuk ishin në gjendje ta sigurojnë kualifikimin nën urdhrat e trajnerit të ri Yury Syomin. 

Mbrojtësi luajti ndeshjen e tij të fundit për Rusinë në 2005 dhe i dha fund karrierës së tij si futbollist aktiv në 2010, pasi bëri katër paraqitje për shtetin e tij. 

Foto: Aleksei me numrin 21

Në shtator, ai ishte dënuar me 9 vite e gjashtë muaj burg për tentim trafikimi me drogë, pasi u arrestua nga autoritetet ruse në Krasnodar. 

Bugayev më vonë deklaroi qëllimin e tij për t’iu bashkuar ushtrsië ruse në luftën ndaj Ukrainës, me autoritetet ruse që po rekrutonin të burgosurit. 

Këtë të diel, babai i tij Ivan konfirmoi për të përditshmen ruse Sport24 se djali i tij ka mbetur i vrarë në Ukrainë. 

“Fatkeqësisht, lajmet për vdekjen e Aleksei janë të vërteta. Ka ndodhur sot”, ka thënë babai i lojtari. 

Ish-agjenti i Bugayev më vonë kishte konfirmuar për agjencinë e lajmeve RIA se trupi i Bugayev nuk u mor nga zona ku mbeti i vrarë për shkak të luftës së vazhdueshme./Telegrafi/

Exit mobile version