Telegrafi

U përpoqën t’i takonin yjet e tyre: Shembet tribuna dhe plagosen 27 tifozë (Video)

Tifozët ranë në tokë pasi thyen një barrierë prej qelqi në finalen e e Gulf Cup. 

Barriera u shemb në pjesën që mbajti tifozët e Omanit në stadiumin Jaber të Kuvajtit.

Sipas mediumit Arab Times, të paktën 30 persona janë plagosur.

Pamjet që kapën incidentin tregojnë se si tifozët e Omanit nxituan për të përshëndetur lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët ishin afruar shkallëve të stadiumit.

Disa nga të lënduarit thuhet se janë dërguar në spitalin Farwaniya.

Oman mposhti Emiratet e Bashkuara 5-4 në penallti pas një barazimi 0-0 në Jaber International Stadium. /Telegrafi/