Tifozët ranë në tokë pasi thyen një barrierë prej qelqi në finalen e e Gulf Cup.
Barriera u shemb në pjesën që mbajti tifozët e Omanit në stadiumin Jaber të Kuvajtit.
Sipas mediumit Arab Times, të paktën 30 persona janë plagosur.
Pamjet që kapën incidentin tregojnë se si tifozët e Omanit nxituan për të përshëndetur lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët ishin afruar shkallëve të stadiumit.
Disa nga të lënduarit thuhet se janë dërguar në spitalin Farwaniya.
Oman mposhti Emiratet e Bashkuara 5-4 në penallti pas një barazimi 0-0 në Jaber International Stadium. /Telegrafi/