Një leopard që ishte zbuluar i fshehur në një shtëpi ka sulmuar të paktën gjashtë persona pasi zyrtarët u përpoqën ta qetësonin atë, që dukej si i tërbuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, macja e madhe sulmoi disa njerëz në një turmë prej më shumë se 100 vetash, përfshirë disa që po përpiqeshin ta kapnin, në qytetin Jalandhar, në Indinë veriore.
Pamjet e incidentit tronditës thuhet se tregojnë edhe zyrtarët e pyjeve duke u përpjekur për të kapur kafshën derisa ajo tenton të shmang ata në rrugën e saj.
Leopardi shpejt kërcen nga një njeri në tjetrin, ndërsa shkon në një përpjekje për t’i shpëtuar “kthetrave” të shpëtimtarëve.
Fillimisht mund të shihet derisa ai sulmon një njeri. Leopardi më pas hidhet mbi një mur dhe shkon poshtë një rruge të ngushtë, drejt një turme njerëzish.
Personi i ardhshëm që do të shqyhet tërhiqet në tokë dhe kafshohet derisa shtrihet në bar. Pas disa sekondash, leopardi gjen edhe një viktimë tjetër.
Një roje pyjore u sulmua gjithashtu në incident, por nuk vuajti ndonjë lëndim të rëndë.
Nga sulmi i leopardit thuhet të kenë pësuar lëndime së paku gjashtë persona.
Zyrtarët e pyjeve arritën pasi disa njerëz ngritën një alarm për të parë leopardin që fshihej brenda një shtëpie.
Megjithatë, nuk dihet nëse është kapur leopardi. /Telegrafi/