Site icon Telegrafi

U përpoqën ta fusin kufomën në aeroplan fshehurazi

Gratë të cilat dëshiruan që pa u vërejtur “ta transportojnë” kufomën në Gjermani janë arrestuar me dyshimin se kanë fshehur lajmin për vdekjen e tij.

Burri 91- vjeçar gjendej në karrigen e invalidëve, ndërsa në sy kishte një palë syze dielli, gjë që menjëherë nxiti dyshimin e personelit të aeroportit të cilët thirrën policinë.

Trupi i burrit të pajetë thuhet se kishte bërë rrugë 35 kilometra me taksi në rrugën drejt aeroportit.

Shkaku i vdekjes së burrit nuk u bë i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version