Site icon Telegrafi

U përpoq të imitonte gjuajtjen me gërshërë të Ronaldos, gazetari argjentinas thyen këmbën (Foto/Video)

Gazetari argjentinas Manuel Sanchez ndoshta do të mendojë përsëri përpara se të përpiqet të bëjë atë që kishte bërë ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Manuel Sanchez, i cili punon për një kanal lajmesh argjentinase Canal Doce, u përpoq të rikrijonte momentin magjik që e kishte realizuar Ronaldo kundër Juventusit.

Sanchez u përpoq të sigurohej që ai të shmangte ndonjë dëmtim pasi ai shtriu një dyshek për të zbutur rënien e tij pas përpjekjes për të goditur topin me gërshërë.

Megjithatë, përkundër këtyre masave, Manuel Sanchez përfundoi duke thyer këmbën. /Telegrafi/

Exit mobile version