Site icon Telegrafi

U përpoq të festonte si Ronaldo, përfundoi në spital

(Foto: Screenshot/Twitter)

Nuk ka dyshim se festa e famshme e Cristiano Ronaldos nuk është për gjithkënd. Këtë e ka dëshmuar një lojtar amator.

Gjatë një ndeshjeje të futbollit të vogël, njëri nga lojtarët që ka pasur peshë të shtuar e ka konvertuar në gol një penallti.

Ai deshi ta festonte golin duke imituar festimin ‘Siu’ të superyllit të Manchester Unitedit. Mirëpo, kur ka kërcyer dhe ka rënë poshtë e ka lënduar këmbën dhe është dashur intervenimi mjekësor.

(Foto: Screenshot/Marca)

E gjithë situata është xhiruar, ndërsa ka pasur fund të lumtur, pasi lojtari e ka ngushëlluar veten me një pica dhe një birrë.

Kujtojmë se festimi ‘Siu’ i Cristiano Ronaldos daton që nga koha e tij te Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version