Komandanti i policisë Adolfo Cardenas tha se gruaja solli mbetjet mortore në zyrat e postës në Desaguader, i cili gjendet në afërsi të kufirit ndërmjet Bolivisë dhe Perusë, dhe u përpoq t’i dërgonte në qytetin francez, Compiegne.
Mumia është zbuluar gjatë një kontrolli rutinor të pakove. Cardenas tha se tash për tash nuk e dinë se për çfarë mumie bëhet fjalë, por ajo është e ruajtur mirë dhe mund t’i përkas kulturës së inkëve. /Telegrafi/