Site icon Telegrafi

U përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e makinës së policisë

I burgosuri së pari u ankua se po i zihej fryma dhe kërkoi nga policia që ta hapnin dritaren për të marrë pak ajër të pastër. Përveç se hapën dritaren, policët ia dhanë edhe një enë plastike në rast se ka nevojë të vjellë.

Vetëm disa minuta pasi policët ia hapën dritaren, Duffy me duar të lidhura pas shpine arriti të heqë rripin e sigurisë dhe pastaj të kërcejë nga dritarja e makinës së policisë. Makina në atë moment po ecte në shpejtësinë rreth 60 km/h.

“Ky i ri kishte fat të madh. Ka mundur ta shkelë ndonjë makinë në lëvizje ose ta godasë kokën në rrugë dhe të mbesë i vdekur në vend”, tha polici Victor Tuezada.

Duffy menjëherë është arrestuar sërish dhe pastaj u dërgua në spitalin e afërt për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në duar dhe krahë. /Telegrafi/

Exit mobile version