Site icon Telegrafi

U përpoq ta kapte hajnin, e larguan nga puna

Policët shpejtë e identifikuan makinën me të cilën u arratis hajni dhe e arrestuan. Ireland ishte krenar për reagimin e tij, sidomos kur prokurori e quajti hero, por punëdhënësi i tij e shikoi këtë mesele ndryshe.

Ky tregtar 56 vjeç u suspendua vetëm një ditë pas plaçkitjes, ndrysa së shpejti edhe do të largohet nga puna. Kjo ndodhi para dy muajsh, ndërsa Ireland ende nuk e ka të qartë pse e humbi punën.

Në dokumentet që ia dorëzoi ish shefi i tij në entit për punësim thuhet se “u largua nga vendi i punës pa leje”. Zëdhënësja e kompanisë Hessa, Lorrie Hecker, tha se kompania nuk diskuton për gjërat personale të personelit dhe Ireland ka shkelur disa rregullore të kompanisë, por nuk dha më shumë detaje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version