Site icon Telegrafi

U përpoq ta dërgonte këlyshin e gjallë me postë

Stacey Champion u përpoq ta dërgonte qenin me postë ajrore nga Minneapolisi në Atlanta për t’ia dhuruar një fëmije, i cili është anëtar i familjes së saj. Kjo përpjekje dështoi kur punëtorët e postës zbuluan qëllimin e saj johuman, pasi këlyshi filloi të lehte dhe angullinte, shkruan gazeta “Star Tribune”.

Pas kësaj pakoja është hapur, ndërsa këlyshi katër muajsh Guess u shpëtua. Zyrtarja e policisë Angela Dodge tha se duheshin dy ditë që pakoja të arrinte në destinacion. Guess momentalisht gjendet në qendrën për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa nëse Champion dënohet nga gjykata, qeni mund t’i jepet dikujt tjetër për kujdes. /Telegrafi/

Exit mobile version