Telegrafi

U përplas me “jet ski” në plazhin e Velipojës, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian

Dy “jet ski” janë përplasur mes tyre, ndërsa një 19-vjeçar italian, i cili ka mbetur i plagosur, raportohet se ka ndërruar jetë në spital.

Nicola Loro u transportua në spitalin e Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast./A2 CNN/