Pasi u përmend në përgjimet të cilat u publikuan sot për rastin “gruri”, ka reaguar zyrtari Enver Hajrullahu, i cili thekson se nuk ka pasur kurrëfarrë qëllimi ndaj askujt, por vetëm është kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore.
Hajrullahu në një postim në Facebook shkruan se audio-incizimet nuk kanë rrjedhur nga ai dhe siç thekson nuk ka qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë.
Lexoni të plotë postimin
Sqarim!
Të nderuar qytetar, miq, kolegë dhe familjarë,
Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë.
Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë.
Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022.
Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore. /Telegrafi/