Telegrafi

U përleshën si në UFC, Torres dhe Savic marrin dënimet nga La Liga

Derbi i xhiros së 16-të të La Ligës të dielën përfundoi me fitoren e Barcelonës ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0, dhe ngjarja më e përfolur e ndeshjes është përballja e çuditshme dhe e ashpër mes Stefan Savic dhe Ferran Torres.

Kjo gjë ndodhi në kohën shtesë të ndeshjes. Ishte minuta e 92-të kur malazezi i Atleticos dhe spanjolli i Barcelonës u gjendën në një betejë të ashpër për topin.

Ata luftuan me, kapën flokët dhe pjesë të ndryshme të trupit të njëri-tjetrit.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq për këtë përleshje të pazakontë që ngjante me një luftë UFC.

Tani komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka shpallur dënimet për ‘luftëtarët’ e suspenduar.

Të dy u pezulluan për dy ndeshje. Kështu, Savic do të mungojë në ndeshjet e ligës kundër Almerias dhe Valladolid, dhe Torres nuk mund të luajë kundër Getafe dhe Girona.

Në të dyja këto ndeshje, Barcelona nuk mund të llogarisë në Lewandowski, i cili gjithashtu është i suspenduar, kështu që është mjaft i dobësuar në sulm./Telegrafi/