Telegrafi

U përleshen mes vete, NBA dënon Paulin, Rondon dhe Ingramin

Një përleshje e madhe ndodhi në ndeshjen derbi të NBA, mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets.

Ishte fundi i çerekut të katërt kur basketbollistët e të dyja skuadrave u përleshen mes vete.

Fillimisht Chris Paul i Rockets me Rajon Rondo patën përleshje fizike.

Ndërkohë në përleshje u fut edhe Brandom Ingram i Lakers që e goditi me grusht Chris Paulin.

E NBA ka marrë vendim dhe i ka suspenduar basketbollistët.

Fundori i Rockets, Chris Paul është suspenduar me dy ndeshje mos lojë dhe 491, 781 mijë dollarë.

Dënime më të ashpra kanë marrë lojtarët e Lakers, Rondo dhe Ingram.

Rondo është dënuar me tri ndeshje mos lojë dhe 186,206 dollarë ndërsa Ingram me katër ndeshje mos lojë dhe 158,817 dollarë. /Telegrafi/