Site icon Telegrafi

U përkul për ta marrë telefonin, adoleshentja turke humb baraspeshimin dhe bie për vdekje nga kati i katërt – kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës, kur një adoleshente turke bie për vdekje nga një ndërtesë derisa po tentonte të kapte telefonin.

Deri te tragjedia erdhi kur Melike Gun Kanavuzlar, 15-vjeçe, lëshoi në dysheme telefonin derisa po qëndronte në kulmin e ndërtesës në qytetin Ortach në provincën Mugla në perëndim të Turqisë, transmeton Telegrafi.

E kur u përkul për ta marrë , vajza humbi baraspeshimin dhe ra nga kati i katërt – duke përfunduar e vdekur në trotuar.

Kamerat e sigurisë të vendosura në ndërtesat tjera përballë, kanë kapur momentin kur adoleshentja bie në trotuar.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, mjekët bën të pamundurën që ta ndihmojnë, por pas 18 ditëve ajo ndërroi jetë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mtlzy7v8yYc

Exit mobile version