Ky është momenti rrëqethës kur një punëtore në Kinë i shkulen flokët dhe i mbulohet koka me gjak, pasi flokët iu mbështollën në një makineri brenda fabrikës ku ajo punonte.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kjo grua gjunjëzohet shumë afër makinës për të kryer një punë dhe pa helmetën mbrojtëse në kokë, dhe pas disa sekondave asaj ia “përpinë” flokët makineria, transmeton Telegrafi.
Por, po të mos ishte bashkëshorti i cili ishte ulur afër saj, ajo sigurisht se tanimë do të ishte e vdekur. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur më 20 nëntor, ndërsa lokacioni dhe fabrika nuk janë specifikuar.
Në momentin që asaj i mbështillen flokët, punëtorët tjerë së bashku me bashkëshortin e saj vrapojnë për ta ndalur makinerinë dhe ta ndihmojnë. /Telegrafi/