Jan Bednarek ishte njëri nga futbollistët e Southamptonit që u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq e shkatërruan skuadrën kundërshtare duke e mposhtur me rezultat 9-0, mirëpo mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e dytë (pas përjashtimit të Alexandre Jankewitz me karton të kuq), derisa në minutën e 86-të u përjashtua edhe Bednarek dhe u akordua penallti për vendasit.
Mbrojtësi polak ka treguar se Anthony Martial i kishte thënë se nuk ka qenë ndërhyrje e palejuar, përkundër se gjyqtari Mike Dean vendosi ndryshe pas shikimit të xhirimeve.
"Martial said it's not a foul!"
Jan Bednarek was not happy with the decision that saw him sent off 👀 pic.twitter.com/GxhGv8ncu1
— Football on TNT Sports (@footballontnt) February 2, 2021
Duke shkuar drejt tunelit pas përjashtimit, Bednarek është dëgjuar duke thënë: “Martial tha se nuk ishte ndërhyrje e palejuar!”.
Ai ka marrë mbështetje edhe nga ekspertët e futbollit, ish-futbollistët e shndërruar në analistë, Michael Owen dhe Peter Crouch, të cilët kanë theksuar se nuk ishte penallti. /Telegrafi/
https://twitter.com/DacresMario/status/1356727973500583936