Telegrafi

U përfshi në një aksident trafiku, reagon Robert Berisha: Shyqyr prej Zotit, nuk kam asgjë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, u raportua pak më parë në media se është përfshirë në një aksident trafiku.

Rreth këtyre lajmeve, autori i “Robi plaket kur don vet” ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Ai thotë se ka qenë një aksident i vogël dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

“Po më shkruani shumë për një lajm që është publikuar, një aksident, shyqyr prej Zotit asgjë nuk kam, mbrapa më ka rrokur një kamion. Ja fala, aq. Me të mira”, tha ai.

Lexo po ashtu Laureta Maqedonci, bukuroshja që dyshohet se është në lidhje me Robert Berishën

I njëjti këto kohë në shtypin rozë ka qenë i përfolur edhe për një romancë të re dashurie.

Krijuesi i hitit “Margarita” konfirmoi se ka nisur një lidhje të re me modelen Laureta Maçedonci.

Kjo vjen pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, me të cilën ndan një vajzë. /Telegrafi/