Telegrafi

U përfshi në një aksident me katër makina në Los Angeles – Schwarzenegger nuk ndalet teksa fotografohet sërish duke bërë shëtitje me biçikletë

Arnold Schwarzenegger të premten (21 janar) është përfshirë në një aksident automobilistik me shumë automjete.

Megjithatë, aktori duket se nuk ka të ndalur pasi është fotografuar së fundmi duke bërë një shëtitje me biçikletë e duke bërë një rrotullim me gomat e tij të majme në ‘qytetin e engjëjve’, Los Angeles.

Ylli i “Terminator” kishte veshur një bluzë blu, pantallona të zeza, atlete dhe një xhaketë lëkure kafe të errët.

Arnold Schwarzenegger (Foto: Mega Agency)

Dalja e së hënës vjen tre ditë pasi aktori 74-vjeçar u përfshi në një aksident me katër makina në Los Angeles.

Më 21 janar, oficeri i Departamentit të Policisë së Los Angelesit, Drake Madison konfirmoi për Fox News Digital se “ka pasur një aksident trafiku me katër automjete në Sunset dhe Allenford në orën 4:35 pasdite”.

Lexo po ashtu Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me shumë makina

“Një automjet mbi tjetrin”, tha oficeri, duke shtuar se “një femër u transportua në një spital lokal me ca gërvishtje”.

Arnold Schwarzenegger (Foto: Mega Agency)

Schwarzenegger ishte mirë, por shoferi i Prius pësoi lëndime gjatë përplasjes.

“Shqetësimi i vetëm” i aktorit ishte gruaja e lënduar, tha një përfaqësues i Schwarzenegger për Fox News Digital.

Arnold Schwarzenegger (Foto: Mega Agency)

Një dëshmitar okular shtoi tutje për TMZ se përplasja ishte aq e madhe saqë dukej se po xhirohej një skenë filmi. /Telegrafi/